Now Reading
Alviero Martini 1a Classe Albania, festojmë 10 vite sukses

Mes klasit dhe elegancës ata janë gjithmonë prezent në përmbushjen e nevojës sonë për të qenë të rafinuar dhe me stil.
Në qendër të zbulimit njerëzor qëndron udhëtimi, dhe për ta bërë udhëtimin plot stil e sharm, ekziston Alviero Martini 1a Classe, i cili mori spunton pikërisht nga një hartë e botës, vendosur në një valixhe, për t’i dhënë një efekt ndryshe një vitrine, të një qyteti italian.

Brandi italian Alviero Martini 1a Classe ndodhet prej 10 vjetësh edhe në Shqipëri, duke na dhënë mundësinë e të udhëtuarit bashkë me finesën e materialeve të tyre, idetë origjinale dhe trendin e më të mirëve.

Pak histori e pak nga hiri i Alviero Martini 1a Classe

Kur Alviero Martini, 37-vjeçar ishte në kërkim të një ideje unike, udhëton për në Moskë, dhe aty gjen për rastësi, një hartë bote, të cilën, kur kthehet në atdhe dhe i duhet të bëjë punën në të cilën ishte profesionist, e vendos mbi një valixhe për të sistemuar një vitrinë. Aso kohe kjo ishte puna e tij. Vitrina tërhoqi shumë vizitorë që e admiruan së tepërmi dhe ai gjeti “gjënë” unike që po kërkonte. Që nga ajo kohë, çantat e firmosura nga Alviero Martini 1a Classe, nisën udhëtimet e tyre me idenë e tij në shpinë të botës.

Alviero Martini 1a Classe – modë dhe tendencë

Sot Alviero Martini 1a Classe është një brand i dëshiruar nga të gjithë dhe fakti që ka vendosur të jetë prezent edhe në vendin tonë është fat e kënaqësi për të gjithë benjaminët e trendeve të modës.
Veshjet janë gjithmonë në pararojë të nevojave tona, për të qenë të përkëdhelur nga materiali dhe në qendër të zilisë për nga modelet më trendi.
Eleganca ka folur me gjuhën e idesë së brandit, për të qenë “prima classe”, klasi i parë me intuitën se çfarë i duhet njeriut të sotëm, atij modernit dhe klasikut, për të qenë i dashuruar me veten, me botën, me jetën.
Alviero Martini 1a Classe është made in Italia e brand-eve që nuk bëjnë kompromise me cilësinë e produktit të tyre, pasi një grua e rafinuar, është poezi në duart e mjeshtrave të Alviero Martini 1a Classe

10 vite sukses në Shqipëri

Ata kanë të drejtë të jenë krenar dhe të duan ta ndajnë suksesin e tyre me klientët që nuk i zhgënjyen kurrë.
Mes ngjyrave, cilësisë së materialeve, modeleve të pangatërrueshme, vulës së mjeshtërisë artizanale e jo vetëm, brandi Alviero Martini 1a Classe lumturon shijet më elegante të grave që vesh, duke u dhënë atyre forcë për të shprehur brendinë e tyre përkthyer në prezantimin me vetëbesim.

Sa herë kemi qenë në dilemë ku dhe si do të vishemi, që të mbyllim kërkimet e të gjeturit të një look-u që na përfaqëson?! Tani, jemi të lumtur që në 10 vite mes nesh, të gjitha lutjet tona janë dëgjuar dhe mund të kënaqim çdo lloj ekzigjence të personalitetit tonë dhe veshjes e aksesorit që qëllon më në fund në shenjë.

Modelet e fundit që janë prezantuar, ne do të donim t’i ndanim me ju, duke kapërcyer xhelozinë e të mbajturit vetëm për vete.

Sharm dhe tendencë, që nga palltoja e kombinuara me aksesorët në nuancat e saj të grisë, aq në modë këtë vjeshtë-dimër, nën të një fustan mbrëmjeje në nuancat e të kuqes, që i japin gjithsecilit nga ne atë prekjen finale të të qenit femërore.

Pastaj, lëkura, kambalet, çantat e pakopjueshme me hartën e botës, kombinuar me bordura veshjesh, apo aksesorë me tonalitetet e ngjyrave të tokës.

Më mirë po ju lëmë t’i shijoni vetë modelet që kemi përzgjdhur të ndajmë me ju. Shikim e blerje të këndshme!

Nga Revista VIP

 

See Also

 

 

 

 

View Comments (0)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

© 2020 EM Fashion Group. All Rights Reserved.

Scroll To Top