eminfluence.al

Sunny Woman SS21

Alviero Martini 1A Classe sjell koleksionin Pranverë-Verë 2021 permes elegancës së rafinuar.
Kalifornia është toka frymëzuese për këtë koleksion, një perzierje e kulturave, peizazheve dhe stileve të jetesës.
Koleksioni Pranverë -Verë 2021 është sinteza e një gruaje të relaksuar dhe rrezatuese, protagoniste e një udhëtimi të ri në sfondin e Los Anxhelos, me engjëjt dhe yjet e filmit, me palmat dhe plazhet e gjata shkëmbore, mes një jete me shkëlqim, një rini plot me ëndrra dhe yje për tu ndjekur.
Alviero Martini 1a Classe i lë mundesinë femrave për të luajtur me instiktin dhe qetësinë, ku mund të përziej veshjet klasike dhe ikonike me veshje verore dhe të freskëta, duke e bëre paraqitjen gjithmonë aktuale për cdo rast.

Paleta e ngjyrave të koleksonit është e pasur me tone dhe hije: nga ato më neutralet që i japin ngjyrë tokave të egra të Kalifornisë, të cilat sjellin pas sensacionin e kontaktit të ëmbël dhe relaksues me natyrën.
Nuancat ikonike të konjakut dhe lëkurës janë protagoniste, këtë herë të shoqëruara me nuancat pastel të rozës, në kontrast me jeshilen ushtarake , nje kombinim i cili i jep koleksionit femilitet dhe në të njëjtën kohë shpirt aventuresk. Printimet dhe ngjyrat, përfshirë lulet,vijat dhe ndërthurje të hartës klasike, riinterpretojnë femilitetin kalifornian dhe shpirtin e lirë Hollywoodian të pasqyruar në shikimin e femrës Alviero Martini 1a Classe.
Peizazhet e gjalla natyrore gjithashtu lënë hapsirë për më shumë tone urbane, të tilla si bluja, varinante që ngjyrosin veshjet me elegancë dhe prerje dinamike, gjithashtu dhe printime që flasin për brandit nëpërmjet riinterpretimit grafik të logos.
Printimi ikonik i hartës është përdorur në veshje dhe detaje, në pëlhura dhe artikuj prej lëkure, duke ruajur në të njëjten kohë një shpirt femëror, e gatshme për të përjetuar aventurën e një udhëtimi, sic tregohet në veshjet që interpretojnë në mënyrë të përsosur stilin ikonik të safari.
Dhe është këtu, në Kaliforni, ku femra Alviero Martini 1a Classe shpreh më së miri vetveten, me pamje femërore, gjithmonë diskrete, elegante, herë herë provokuese, por gjithmonë e rafinuar dhe sensuale.Fustani është ylli i vërtetë i koleksionit, gjithmonë femerore dhe shpesh romantic, pavaresisht nga interpretime të ndryshme të koleksionit Pranverë -Verë 2021. Pëlhurat e lehta i japin jetë dhe lëvizje fustaneve të cilët krijojnë volume të ndryshme për cdo rast të femrës Alviero Martini 1a Classe. Cilado të jetë gjatësia e fustanit, pak nën gju në një riinterpretim modern të pamjeve të divave të Hollivudit, ose që zbret deri në fund të kembeve duke u gjallëruar nga një e çarë anësore që të lejon të përjetosh plotësisht aventurat e përditshme.

Struktura e veshjes fokusohet në detajet e belit, shpesh të theksuara nga një rrip që kompleton veshjen i cili i jep vlerë formave femërore.Femra Alviero Martini 1a Classe zgjedh të mbetet besnike ndaj vetes duke rikujtuar vetveten cdo ditë.
Veshjet si pantallonat klasike kanë rëndesinë e tyre në këtë koleksion.
Për më tepër veshjet me modern janë të kompletuara nga T-shirte, të ngushta apo oversize, një ngjyrshme apo me printin klasik të hartës për një femër të re që arrin të shprehë feminitetin e saj gjithashtu përmes zgjedhjeve dinamike dhe urbane. Pëlhurat e lehta, me prerje dhe palosje në të cilat printimi ikonik i Alviero Martini 1a Classe jeton, për tu ndjekur, alternuar me veshje më sportive.
Një koleksion unik, femeror, elegant por njëkohësisht i rehatshem, i cili fsheh detajet ikonike në secilën veshje, dhe e bën cdo femër të shkelqejë në udhëtimin e saj të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *