Fustan elegant në saten viskoze, ideal për raste të veçanta. Tekstura e mëndafshtë dhe shkëlqimi delikat i materialit nxjerrin në pah nuancën camel, një tonalitet i ngrohtë, elegant dhe i rafinuar që i jep look-ut një karakter të sofistikuar.
Dekolteja me pala i shton materialit lëvizje dhe finesë, ndërsa prerja e theksuar në bel përcakton bukur siluetën dhe krijon një efekt elegant e lajkatar. Manshetat me detaje Geo Classic plotësojnë dizajnin me një prekje të veçantë dhe bashkëkohore.
Kombinojeni me aksesorë në tonalitete neutrale për një pamje të pastër dhe elegante, ose me aksesorë në nuanca të arta, kafe të errët apo bordo për të krijuar kontrast, ngrohtësi dhe më shumë dimension në look.
Reviews
There are no reviews yet.