Nëse koha juaj është e limituar por njëkohësisht jeni të apasionuar pas modës, është mirë që të keni një imazh të qartë për garderobën tuaj, më kombinime të ndryshme por gjithmonë elegante.
Për tju ardhur sado pak në ndihmë po ju paraqesim veshjet must të sezonit.

T-shirt Oversize
Në krye të listës sonë është T-shirti, jo vetëm sepse është një pjesë ikonike dhe e pandashme, por mbi te gjitha ajo mund të kombinohet në shumë mënyra. Rregulli i vetëm? Oversize dhe me pak kombinim pse jo, klasike.

 

Pantallona

Disa dashuri nuk mbarojnë kurrë. Si ajo për pantallonat! Një pjesë tjetër mjaft e rëndësishme që na bëjnë të ndihemi komode dhe feminile: përdorimi i pencave. Ku së fundmi moda është përqëndruar tek ato,për të vënë në pah pjeset më të bukura të  femrës duke nënvizuar belin por pa ndikuar në rehatinë tuaj. Mund të vraponi nga një takim në tjetrin në komoditet dhe elegancë të plotë.

 

 

Fustan pambuku
Nuk mund të lemë pa përmendur përbërjen kryesore që na lehtëson të  zgjedhim: pambuku.
Pambuku i jep veshjeve një paraqitje të vecantë, më të shëndritshme dhe të pastër, në harmoni të plotë me modelin përkatës.​