Ashtu si dhe pjesa tjetër e gardërobës sonë, trendi i kostumeve të banjës (swimsuits) ndryshon shpejt .
Kur bëni shopping për rinovimin e garderobës tuaj (përfshirë swimsuit) është e rëndësishme të gjeni jo vetëm atë që doni më shumë këtë sezon, por edhe atë që do ti rezistojë kohës dhe sezoneve të ardhshme.
I tillë është koleksioni beachwear i Alviero Martini 1A CLASSE. Kostume banje me ngjyra të pastra, prerje të padallueshme, detaje moderne, textura të buta dhe e këndshme në prekje.
Ja 7 trendet swimsuit, propozuar nga Alviero Martini 1A CLASSE, qe do plotesojne deshirat tuaja per te shkelqyer gjate sezonit te veres.

Bikini braziliane me dizenjon e luleve tropikale do ju bëjë të shkëlqeni në ditët e ngrohta me diell!

Mund të keni parë të gjitha llojet e dizenjove këtë sezon, por ky model i sofistikuar është perfekti për të shkëlqyer në festat e pishinave. Ngjyra bronx dhe shkëlqimi i gurëve të cmuar ndërthurur me detajet klasike të hartës sjellin një perfeksion që nuk duhet të mungoj këte verë!

Silueta më tërheqëse e këtij sezoni! Një veshje si kjo do theksoj format tuaja duke ju ofruar rehati maksimale.

Këto rroba banje me dizenjon e prinit të leopardit janë mënyra e përsosur për t’iu përfshirë në trendin e printit të kafshëve.Moderne, por edhe aq klasike, do të doni t’i vishni për vite me rradhë, pasi ky trend nuk do të largohet!

Rrobat e banjos metalike, me shumë guxim dhe personalitet do ju bëjnë të shkëlqeni njësoj si dielli i verës sa herë që ju godet drita.

Detaji i hartës, pjesa unike dhe e cmuar e brandit Alviero Martini 1A CLASSE do e bëj më të vecantë garderobën tuaj të verës .