Estetika retro e shekullit të zhurmshëm ’20 (Roaring Twenties) frymëzon Belle Époque, çantën ikonë të Koleksionit Alviero Martini 1A CLASSE F/W 2020.

Ngjyrat dhe printimet e ndryshme sjellin në vëmendje bukurin e një epoke të largët dhe evokuese, e ndricuar nga shkëlqimi metalik i lëkurave ekzotike që sjellin në vëmendje dhomat e Ballove të qytetit.

Versioni i parë, me lëkurë të lëmuar, vjen në nuancat e ftohta sezonale: ametist, puder blu dhe e zeza e pashmangshme.
Frymëzuar nga atmosfera vitale dhe pozitive e Belle Epoque, kjo çantë dore luksoze është një aksesor bashkëkohor dhe i sofistikuar.
Belle Epoque i jep një elegance cdo kombinimi sado i zakonshëm të jetë ai.

Versioni i dyte, me stil pak sa retro, në lëkurën e printit të krokodilit, e bën kombinimin tuaj më modern dhe më të sofistikuar.
Aleati perfekt për veshjet total të zeza.

Trendi i lëkures së anakondës vjen në cantën Belle Epoque me reflektime të ylberta dhe metalike. Me formën e saj gjeometrike dhe të strukturuar dhe detajet e çmuara, ajo mishëron të gjithë magjinë dhe dritat e kesaj Epoke të Lavdishme të modës.

Nga ana tjetër, ata që preferojnë një prekje më klasike, duhet të zgjedhin version me hartën e pagabueshme geo.
Ikonike, e çmuar, shumë femërore, Belle Epoque është aksesori me sharm vintage, e përsosur për të mirëpritur dhe festuar mbërritjen e një sezoni të ri dhe festiv.