Mënyra më e mirë për të plotësuar look-un me një blerje të sezonit të ri, është një çantë dore që suporton çdo aktivitet tuajin gjatë ditës dhe pse jo edhe mbrëmjeve.

Çanta në formë baule është zgjedhja e duhur.

Një aksesor mit që nga koha e Audrey Hepburn, me një formë perfekte dhe klas të padiskutueshëm.
Çanta baule, është klasikja që për dekada të tëra që nga vitet ’60 nuk e ka humbur asnjëherë shkëlqimin e saj.  Ajo vazhdon të jetë prezente në koleksionet e brandeve më të mira në botë dhe të ripërsëritet prej tyre në momente të tendencave të mëdha.

Kjo ndodhi me këtë aksesor në vitet ’90 dhe po rindodh edhe në ditët e sotme.

Brandi Alviero Martini 1A Classe, ka lançuar këtë sezon linja të pasura me çantën baule, ku klasi i ndërthurur me materialet dhe ngjyrat trend të kohës, e bejnë këtë model të parezistueshëm.

Baule GEO Chic
Femërore dhe bon ton; baulja Geo Chic karakterizohet nga linja të pastra, perfekte për të kompletuar veshjet nga më të larmishmet. Harta e pagabueshme Geo dhe ndërthurja e saj me detajin e lëkurës me print krokodili, i japin asaj një prekje luksoze.

Baule  Opera
Dallohet për lekurën e butë që vesh vellimet e saj dhe për logon maxi 1C në metal të artë.
Një çantë tepër funksionale e përshtatshme për cdo rast tuajin.

Baule Geo Klasike
Ikona e koleksionit permanent të Alviero Martini 1A Classe.
Me detaje tipike të prodhimit Italian, kjo çantë është aksesori që nuk mund ti mungoj garderobës tuaj.