Këtë vit vendosëm të shkonim me pushime në jug të Shqipërisë.
Them vendosëm sepse prej disa vitesh ne lëvizim jo vetëm për pushimet e verës, të gjithë bashkë në nje grup miqsh që nuk bëhemi pak, por plot 22 persona.
Nëse do të shkruaja për pushimet në grup do të ishte pak më e vështirë sepse nuk do të doja të lija pa përmendur asnjë prej episodeve që jetohen në rrethana të tilla, episode të lumtura apo grimca incidentesh që janë në të vërtetë esenca e kujtimeve që marrim me vete pas pushimeve tona e për të cilat ja vlen të mos kursehesh edhe financiarisht.
Si e gjeta jugun pas disa vitesh që nuk kisha qënë?
Bukuria e detit Jon me impresionoi sërish, natyra, peizazhet plot ngjyra dhe plazhet e kaltra kristal.
Mbresa nga jugu këtë herë ishte veshja.
Pashë njerëz të veshur bukur,  ngjyra tërheqëse të plazhit por edhe ngjyra që  përputhen në mënyrën më sensuale me lëkurën e nxirë, flokët e shpupurisur,  të bardhën e gurëve dhe blunë e detit për të cilën mund të bënim orë të tëra debat se çfarë  nuancash merr.
Me pak fjalë njerëzit këtë vit mu dukën shumë të bukur.
Mbase izolimi i pazakontë i këtij viti, mbase fakti që megjithë presionin e shkaktuar nga frika e këtij virusi të shëmtuar, në plazh gjërat duken më të thjeshta.
Por edhe për një fakt tjetër. I gjithë koleksioni 1A Classe ishte nisur me pushime përpara meje.
Rrobat e banjës pothuajse të gjitha modelet e Koleksionit të Verës 2020 i pashë të parakalonin shkujdesur në rrugicat mes çadrave, të shtrira në shezllon apo të notonin mes valëve në det.
 Logoja italiane 1A Classe, në kapelet e vajzave dukej mjaft tërheqëse.
U krijua një lidhje e padukshme me njerëzit që kishin bërë të njëjtën zgjedhje me mua , sa filluam të përshëndeteshim pa zë me një buzëqeshje të lehtë dashamirëse që nënkuptonte: Edhe ti?
Kaq i veçantë të kish qënë koleksioni i këtij sezoni që e kishin gjetur veten të gjithë?
Me siguri për shkak të pamundësisë për të shijuar Italinë e dashur nga të gjithë këtë gjysmë viti, njerëzit e gjetën mundesinë ta vishnin atë e ta merrnin me vete në ditët e bukura të plazhit.
Mbase harta e famshme e 1A Classe në pavetëdije na ngushëllonte të gjithëve nga pak, se edhe kur nuk udhëtojmë dot ndjesinë mund ta kemi me vete.
Vetëm në një logo.
Alviero Martini 1A Classe.