Aksesori perfekt për tu kombinuar me këmisha, me pardesy, me pallto apo për të mbuluar qafën me ngrohtësi dhe stil si asnjë aksesor tjetër është shalli. Për këtë arsye ne blejmë e porosisim shaje të ndryshëm si në dimër, pranverë apo vjeshtë.

Ndërkohë sapo ngrohet koha  duket sikur me gjithë dëshirën që kemi ato mbeten në garderobë dhe presin kohën e freskët duke numëruar ditët në mërzi.

MOS E LËR SHALLIN NË DOLLAP

Fillo që sot të ndryshosh konceptin mbi shallin.

1.Nxirri të gjithë për të kujtuar çfarë ke e më pas të krijosh një ide të qartë si mund ti përdorësh në stinën e nxehtë.

2.Ndaji sipas ngjyrave, modeleve, materialit dhe dizenjos.

3.Bëj bashkë në grupe veshjet që përshtaten me shajet sipas kategorizimeve të mësipërme.

4.Fillo nga puna me kombinimet.

Zgjidh një shall që bën kontrast me fustanin për ta rijetëzuar veshjen dhe për ta bërë më të përshtatshëm për verën. E sigurtë do të jetë një kombinim që do të tërheq vëmëndjen dhe do të bëjë përshtypje tek sytë kuriozë.

Shall i lidhur ne gjoks si pjesë e sipërme për rrobat e banjës apo edhe për tu kombinuar me fundin apo pantallonat e verës. Barku do të zbulohet bukur dhe do të krijoj një efekt seksi që tregon pak por krijon shumë kureshtje.

Shall i lidhur në kokë, këtu pastaj mënyrat nuk kanë fund dhe janë të gjitha përveçse shumë argetuese do tju bëjnë të ndiheni si një xhongler ne stil por edhe shumë praktike dhe impresionuese në transorfmimin që i bëjnë dukjes së përgjithshme.

Rripat e lëkurës në verë krijojnë një lloj parehatie prej materialit të fortë dhe shtrëngimit që krijojnë, një shall do të plotësojë rolin e një rripi dhe do të heqë sikletin e djersitjes nga rripi apo edhe fortesise së lëkurës.

A mund ta mbaj shallin në qafë në verë? Po dhe po. Dhe kemi shembuj për këtë.

Ok po ndalojmë këtu për tani, por ju premtojmë se shumë shpejt do të rikthehemi me ide të tjera.