Të gjith kanë nevojë për pak luks në jetën e tyre, ndaj trajtojeni veten dhe të dashurit tuaj, me dhurata unike.
Veshje glamour, çanta dhe aksesorë unik, me materialet dhe ngjyrat e parezistueshme të sezonit dhe jo vetëm. Brandi Alviero Martini 1A Classe ju ofron komoditetin e zgjedhjes mes larmishmërisë së çantave, veshjeve dhe aksesorëve, si një ndër përfaqësuesit më të rëndësishëm të modës italiane, kjo markë është zgjedhja perfekte për ta dhuruar dhe për ta marrë.
Koleksione të frymëzuara nga “udhëtimi urban”, janë dizenjuar në Itali dhe krijimtaria po ndryshon vazhdimisht. Çdo produkt është kombinimi i përsosur i origjinalitetit, punimit me dorë dhe cilësisë së lartë. Harta e lashtë gjeografike, trashëgimia e vërtetë artizanale, mbetet shenja dalluese e markës. Për Alviero Martini 1A Classe sfida më e re është të shndërroj traditën në inovacion, duke lënë të pandryshuar karakteristikat e ADN-së së saj dhe duke ripërcaktuar konceptin e modernizmi që është themeli i koleksioneve të reja.

Nëse dëshironi të ndiqni udhëtimin e Aviero Martini 1A classe, ose nëse aktualisht jeni pjesë e këtij udhëtimi, përgatituni për tu mbërthyer nga një atmosferë elegance dhe ekskluziviteti sepse pas çantave të paimitueshme GEO, marka sjell për hërë të parë linjën Monogram.

E si mund t’i rezistoni thirrjes së një aksesori me një shpirt paksa retro, i cili njëkohësisht ruan detaje bashkëkohore që e bëjnë atë të përsosur me një look modern apo për një street look.

Shumë personalitete mund ta gjejnë veten tek ky brand; elegant, ëndërrimtarë, të guximshëm. Një stil jetese e thjesht, kushtuar atyre që duan të shprehin një personalitet të fortë.
Eksplorimi është filozofia kryesore e brandit; secila çantë, shall dhe kapele është një shoqërues i përsosur dhe një histori qëndron prapa çdo dizajni origjinal dhe punimi unik. Nëse ju duhet të bëni zgjedhje të vështira dhuratash për njerëz elegant dhe të sofistikuar Alviero Martini 1A Classe përveç dy linjave të përhershme, ju sjell në këtë sezon koleksionin më special të tij. “Udhëtim drejt veriut pas yllit polar”, e imagjinoni dot një koleksion çantash të frymëzuar nga kjo gjendje shpirtërore? Një inspirim i cili vjen nga dëshira për tu larguar nga përditshmëria urbane, prezanton çantat më unike, me elegancë të padiskutueshme.
Një koleksion i cili përmbush nostalgjinë tonë për të kaluarën ndërkohe na jep diçka të re, kushtuar gruas moderne dhe të pavarur.

Blerja e një produkti Alviero Martini 1A Classe do të thotë të jetosh jetën si një “udhëtim”, i vërtetë ose metaforik, dhe të shijosh çdo moment të ditës me një buzëqeshje!