Veshjet sportive tashmë janë kthyer në një zgjedhje high fashion për të gjithë ne.
Prandaj në këtë sezon që sapo ka filluar, Alviero Martini 1A Classe, për të kthyer traditën në inovacion, ka lançuar koleksionin Donnavventura si një pikë referimi për të gjitha femrat me një shpirt sportiv.

I konceptuar si një koleksion kapsulë, dedikuar të gjitha femrave, ai do te na shoqërojë më së miri nga përditshmëria tek aventurat më të largëta, nga vendet e zakonshme deri tek ato më ekstreme.

Koleksioni Donnaventura vjeshtë-dimër 20/21 është konceptuar me një total look tepër komod, karakterizuar nga ngjyrat e ngrohta që identifikojne shpirtin vital të Brandit 1A CLASSE.

Këtë sezon, stilistët tanë propozojnë veshje me forma dhe gjatësi të ndryshme, nga ato më baziket deri tek më të sofistikuarat, të përshtatura për cdo lloj udhëtimi dhe aventure.

Paleta e ngjyrave të këtij koleksioni është vërtet mahnitëse. Shkëlqimet e ngjyrave të ngrohta, si e kuqja apo dhe jeshilja, u japin jetë ngjyrave klasike të përjetshme bardhë e zi dhe graffiti-t.
Ngjyrat e ylberta (Iridescent), me një efekt thuajse pasqyrë, janë përdorur për një street look shumë të veçantë bashkohor, si një aleat i fortë në jetën e përditshme të çdo gruaje.

Të jetosh një jetë sportive dhe të shëndetshme është shëndrruar në më shumë se thjesht një trend i modës, është një gjendje shpirtërore.

Me trendet më të fundit, Donnavventura do t’ju shoqerojë nga pika A në ZH me shumë stil!