Vitet ’90-të vazhdojnë të përpiqen të futen sërisht në rrethin e modës së viteve të fundit me një influencë të konsiderueshme.

Fjongot janë një detaj argëtues që mund të kenë efekte krejt të ndryshme në varësi të madhësisë së tyre. Kur janë të mëdhaja ato shtojnë një element arkitektonik në pamje, nëse janë në madhësi mesatare pamja juaj do të jetë tërësisht romantike dhe kur janë të vogla janë mjaft rinore.

Detaji i fjongos nuk mungoi as në tapetin e kuq, e cila dha veshjeve një pamje të pasur dhe mbresëlënëse për shkak të madhësisë që ato kishin.

Stilistë të ndryshëm përdorën fjongot në krijimet e tyre këtë sezon, ku në veshjet e përditshme madhësia e tyre ishte minimaliste apo me shirita të lehtë duke dhënë mundësinë e krijimit dhe lidhjen e fjongos me më delikatesë, sipas shijes.

Nëse në garderobën tuaj ky detaj mungon, ne ju sugjerojmë të zgjidhni fustanin më class dhe elegant që mund të keni parë në këtë sezon!

Si një aksesor shtesë dhe mjaft natyral, shiritat në jakën e fustanit  japin shumë feminilitet. Padyshim, detajet e hartës rreth mëngëve dhe supeve, e identifikojnë markën prestigjoze  Alviero Martini 1ª Classe me shumë finesë.