Nje koleksion cantash qe ju fton ne stinen e ftohte te dimrit me nje stil unik, i cili nuk duhet humbur!
Koleksioni Vjeshte-Dimer 2021/2022 titullohet ‘GRAND HOTEL’ dhe eshte frymezuar nga filmi Grand Budapest Hotel nga Wes Anderson, i vendosur ne fund te viteve 1930, ne nje shtet imagjinar te Europes Lindore.

Paleta e ngjyrave ka nje frymezim retro, por tonet jane moderne, te ngrohta dhe te ndritshme.

Simetrika eshte shumë rigoroze, në kontrast me format e zbukuruara të elementeve retro, që plotësojne gjeometritë e modeleve të viteve të pasluftës.

ROYAL

Modeli ikonik i koleksionit, mund te mbahet ne dore dhe ne krah. Canta Royal eshte inspiruar nga atmosfera unike dhe e sofistikuar i filmave te Wes Anderson, si rezultat i kombinimit te stilit te fillimit te viteve 1900 dhe influences se viteve ’70.
Royal ka nje forme klasike, ne te njejten kohe dhe moderne. E prodhuar ne Itali, me nje perberje 100% lekure, nga ekspertet artizan te cilet kane arritur te realizojne nje cante te vertete luksi.
Objekti ideal per te pasuruar dhe rinovuar look-un e cdo femre, si diten ashtu dhe ne mbremje.

MADAM
Canta protagoniste e koleksionit, e cila interpreton mood-in e sezonit permes kombinimit te materialeve te ndryshme dhe ngjyrave sezonale.
Madam eshte nje cante e mbushur me detaje, e cila mund te mbahet ne dore dhe ne krah, e pershtatshme dhe per rastet me formale.
Nje model rigoroz, e pasuruar nga xhepi i jashtem me zinxhire dhe logoja gold, te cilat e bejne canten Madam funksionale dhe moderne.

CHIC MONOGRAM
Nje linje cantash e bere nga logoja 1C Monogram ne lëkurë të stampuar, një material i personalizuar dhe i pasur që i jep një qëndrim të sofistikuar të gjithë linjës.
Chic Monogram janë canta elegante në formë dhe funksionale në proporcione, të përsosura për raste të ndryshme përdorimi dhe look-e të ndryshme nga ato më te perditshmet në ato më zyrtaret.

GEO ROUGE
Një linjë cantash me një shije të rafinuar dhe elegante që i jep shkëlqim pamjes në çdo situatë.
Geo Rouge eshte e frymëzuar nga nuancat e ngjyres vjollce të teatrove dhe kinemave europiane të shekullit të kaluar. Vëllimet janë të përmbajtura por të mëdha, modelet janë femërore dhe të rrumbullakosura dhe janë pasuruar me logon maxi 1C me shkronja ari të lehta, me një shije retro.

MISS

Çanta të reja krahu të sjella në dy forma dhe madhësi të ndryshme që interpretojnë stilin e koleksionit përmes kombinimeve të ndryshme të materialeve.
Njëra, me një dizajn horizontal, me kapak dhe mbyllje te parakohshme, e personalizuar nga harta e gdhendur, është një model aktual dhe modern.
Tjetra, është e rrumbullakosur në formë, më rinore, e mbyllur me togezen ovale të artë të lehtë, e personalizuar gjithashtu nga gdhendja e hartës.
Të dy cantat Miss mudn te mbahen ne krah ose crossbody (kryq), falë rripit të zinxhiriti cili rrëshqet nëpër unaza.

GEO BRILLANT
Cante nga printimi Geo Classic e kombinuar me lëkurë krokodili me shkëlqim, një material me një shije ekzotike dhe luksoze.
Vëllimet lineare theksohen nga lekura me shkelqim ne mes. Dorezat prej lëkure dhe metalet katrore kompletojnë pamjen e kësaj çante joshëse, ideale për një pamje më të rafinuar dhe moderne.

GEO MOONRISE
Kjo linje cantash ka një shpirt klasik, me një karakter më te perditshem dhe njëkohësisht elegant, e dizajnuara për një objektiv më transversal. Harta Klasike vjen e kombinuar me lëkurë hardhuce në kombinim me ngjyrat e stinës. Modelet janë minimale, të karakterizuara nga ndërtimi i ngurtë i anëve.

PALACE CITY

Linja me e dashur sezonale rinovohet në modele. Çantat janë të rehatshme dhe funksionale, të zbukuruara me stampim saffiano që i jep shkëlqim dhe thellësi ngjyrave për një look të gjallë dhe modern. Aksesorë të përsosur për ngjyrosjen e ditëve të vjeshtës në qytet.

URBAN WAY
Nje linje cantash minimaliste dhe moderne. Kanë vëllime funksionale, me një dizajn katror dhe detaje gjeometrike në printin Geo në anë.
Urban Way eshte krijuar për të përjetuar stinën e dimrit në qytet me vitalitet.