Tashmë situata në të cilën ndodhemi na ka bërë të reflektojmë rreth shumë detajeve që në jetën e përditshme mund të na dukeshin të parëndësishme. Rëndësi të vecantë sigurisht zënë maskat. Me kohën që kalon kuptojmë që sasia e tyre është e paktë dhe njerzit po gjejnë mënyra krijuese për të mbrojtur veten nga virusi. Sigurisht shajet nuk ofrojnë të njëjtin nivel mbrojtje si një maskë, por ofrojnë komoditet. Përpos të gjithave shalli ndihmon në sigurimin që njerëzit asimptomatikë të mos e përhapin atë në mënyrë të paditur, gjë që është shqetësimi kryesor, dhe gjithashtu të mbron nga marrja e tij potenciale nga të tjerët. Eshtë e rëndësishme të theksohet se CDC (Center for Disease Control and Prevention) i ka këshilluar publikut të gjerë që përdorimi i maskave kirurgjikale ose frymëmarrës N-95, duhet të rezervohen për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të tjerët që punojnë në vijat e para. Në vend të kësaj, CDC sugjeron të përdorni një mbulesë të thjeshtë pëlhure, si një shall.
Sigurisht jo cdo shall rekomandohet. Vetëm ato të cilat janë të përbëra nga pëlhura natyrale të endura,si mëndafshi dhe pambuku i një cilësie shumë të lartë, karakteristika këto të shajeve Alviero Martini 1A Classe.
Shajet gjithmonë për dekada të tëra kanë shërbyer për ta kthyer nje veshje të thjeshtë në një veshje mjaft elegante dhe feminile.
Figura të njohura si Dr.Deborah Birds koordinatore e përgjegjëse e koronavirusit ne Shtëpinë e Bardhë,modelja ruse Irina Shayk, moderatoja e njohur shqiptare Jonida Shehu kanë vendosur një shall si maskë për daljet e tyre në publik, duke e parë këtë të fundit jo vetëm si aksesor në këtë moment, por thelbesor. Dhe Sailor Brinkley-Cook pas sulmimeve që pati ndaj përdorimit të maskës N95, u pa në daljet e saj e mbuluar me një shall.

 

 



Alviero Martini 1a classe ju vjen gjithmonë në ndihmë sepse zgjidhja më e mirë është më e drejta. Këtu mund të gjeni shajet në cdo ngjyrë, dizajn që ju përshtatet.
Kujdesuni për shëndetin dhe qëndroni elegante!

 

Source of information; vouge.com, people.com, dailymail.co.uk