Ne industrinë e modës trendet ndryshojnë, por pëlhura e mëndafshit dhe setës i reziston cdo sezoni. Veshjet Alviero Martini 1A CLASSE të dizenjuara me to, i japin jo vetëm ngjyra por edhe stil të pagabueshem ditës dhe mbrëmjes suaj. Ato nxjerrin në pah në të njëjtën kohë, të bukurën dhe të thjeshtën, shijen e hollë dhe kombinimin perfekt.
Ja disa nga sugjerimet e Alviero Martini 1ACLASSE që nuk duhet ti mungojnë garderobës tuaj në këtë sezon.
Fustan i gjatë seta, me një derdhje të lehtë, që të krijon ndjesinë e një përqafimi të ëmbël në trup.

Fundi i gjatë është gjithmonë nje zgjedhje e zgjuar. I kombinuar me një bluzë pambuku të bardhë gjatë ditës apo një bluzë seta e të njëjtës ngjyrë mbremjeve, ju bën të ndiheni komod dhe të keni gjithmonë një pamje tërheqëse .

Bluzat seta që ofrohen në ngjyra të ndryshme tepër të vecanta për këtë sezon, me apo pa mengë, mund të kombinohen mjaft lehtë me pantallona dhe i japin nje tjeter pamje look-ut tuaj.

 

Këmishat seta janë një tjetër propozim. Ato janë një veshje që nuk dalin kurrë nga moda dhe çdo femër duhet ti ketë në gardërobën e saj. Edhe pse për disa vite këmisha e mëndafshit është lënë mënjanë nga preferencat e stilisteve, tani ajo kthehet për të qenë protagoniste në shumë kombinime të përditshme që mund të krijoni.

Shkëlqimi i vecantë i setës së përdorur nga Alviero Martini 1A CLASSE për të krijuar veshjet tuaja të këtij sezoni, tërheq absolutisht të gjithë dhe mbetet gjithmone zgjedhja e juaj e parë.