Shumë moderne dhe e patjetërsueshme, “logomania”,  me shijen e saj të pagabueshme të viteve ’90-të, rikonfirmohet si një nga kultet kryesore të këtij sezoni.
Një nga tendencat më të mëdha të modës së dekadës nuk ka asnjë lidhje me madhësinë e çantës suaj ose me stilin e xhinseve tuaja. Përkundrazi, ka të bëjë me Logon.
Logot kanë qenë një pjesë e rëndësishme e industrisë së luksit për një kohë të gjatë, dhe po vazhdojnë të evoluojnë. Ajo e ka rigjallëruar veten nga vitet ‘90-të, duke mos lënë asnjë epilon të modës të paprekur.
Propozimi i Alviero Martini 1A  Classe interpreton dhe lartëson logon e tij ikonike në të gjitha nuancat e saj: në një version të madh, për të përmbushur nevojat e atyre që parapelqejnë të ndjekin modën dhe në versionet më të matura, për ata që nuk duan të guxojnë shumë, por që në të njëjtën kohë nuk duan të heqin dorë nga ndjekja e trendeve të fundit.
Me rikthimi në trendin të logomanisë, na duket se vitet ’90-të vazhdojnë të përpiqen të futen përsëri në rrethin e jetës së historisë së modës.
Si mund t’i rezistoni thirrjes së një aksesori me një shpirt paksa retro, i cili njëkohësisht ruan detaje bashkëkohore që e bëjnë atë të përsosur me një pamje moderne apo për një street look.
Alviero Martini 1A Classe sjell pikërisht koleksionin e çantave dhe aksesorëve, ku logoja kthehet në një detaj të veçantë dhe të shëndritshëm. Linja Winter Smile, vjen me detajet e logos me shkronja të arta në madhësi maksimale të cilat pasurojnë pjesën e përparme të çantave dhe i japin një tërheqje të freskët dhe bashkëkohore. Përpos logos, në këtë linjë shihet si thelbësore përdorimi i një materiali të ëmbël, femëror, me një punim delikat të lëkurës. Një linjë e dizenjuar për të ecur në qytet me vendosmëri.
Falë aftësisë për të sjell trendet e pagabueshme, marka ju prezantoin në këtë koleksion me një linjë tjetër çantash, ku logoja është detaj i mbivendosur në mënyrë tepër elegante.
Starlight është një linjë çantash e karakterizuar nga punimi gjeometrik mbi lëkurë, e cila i jep një pamje retro por në të njëjtën kohë edhe moderne.
Nuk ka mungesë varacionesh për ata që preferojnë të kompletojnë pamjen e tyre, formale apo jo. Një shumëllojshmëri shajesh të lehta mëndafshi, perfekt për freskinë e fillimit të vjeshtës, për ti dhuruar veshjes tuaj një prekje të viteve ’50-të.