Ëndrrat e një nate vere, aty nga fundi i saj na çojnë në Milano.  Kur mendojmë Milanon ato bëhen shumëngjyrëshe.
Marrin ngjyrat e historisë, kulinarisë, artit, futbollit, dhe mbi të gjitha të industrisë së modës.
Milano Love affair Ky është slogani me të cilin Alviero Martini 1A Classe ka zgjedhur të bëj prezantimin e koleksionit të tij Vjeshtë-Dimër 20/21 … dhe ne u futëm në mendime.
Historia e dashurisë me Milanon është dhe do të jetë gjithmonë një histori e komplikuar, pa kompromise, e fortë, ndonjeherë e pamundur si gjithë historitë e paharrueshme të dashurisë që nga lashtësia deri ditët e sotme.
Mund ta prekësh atë qytet, mund ta vizitosh, mund të jetosh por kurrë nuk do të ngopesh, kurrë nuk do të ndjesh që e ke zbuluar të gjithin e të biesh në rutinën e gjërave që përsëriten që e bëjnë një dashuri sado të zjarrtë, të vdesë e të shuhet pak nga pak.
Sepse Milano është i Leonardo Da Vincit, një nga mjeshtrat e mëdhenj të rilindjes. Duke udhëtuar në koleksionin e Vjeshtë-Dimër 20/21 të Alviero Martini 1a Classe, e gjen veten herë pjesë të tablove të rilindjes dhe herë adhurues të kryeveprave të tij, shumica e të cilave janë frymëzuar nga ky qytet. Prandaj në këtë koleksion nuk mund të mungonte Verniku i famshëm, ngjyra kafe dhe jeshilja e ullirit, apo edhe teknika e tij e famshme e sfumimit të ngjyrave. Të gjithë këta elementë i ndjen në cdo veshje.
Disa nga kryeveprat e tij janë frymëzuar në këtë qytet e magjepsin çdo udhëtar a vizitor të ditëve të sotme duke e sjellë dhe risjellë në këtë qendër me një forcë të pakrahasueshme graviteti.
Ky koleksion ka në vëmëndje tërheqjen drejt Milanos, për sportin, për kishat e sheshet mbushur me histori, për restorantet e kafenetë me elegancë te pakopjueshme.
Ti mund ta gjesh veten të njehësuar me grinë e asfaltit të përdorur mjeshtërisht në veshjet e këtij sezoni, gati për një takim të papritur pune apo edhe imponuese veshur me printet e lëkures së krokodilit ku luksi është kryefjala.
Milano është i ftohtë në dimër, por s’ka ftohtësi që nuk zbutet me një shall të ngrohtë a një pallto të rehatshme që të projekton pranë zjarrit me një gotë konjak si nuanca që s’mund të mungonte as këtë herë në koleksion.

Po Milano ç’mendon për ty? A ja ke bërë ndonjë herë vetes këtë pyetje?
Sepse Milano ka rregullat e veta.
Më kryesori është të bësh përshtypje, së pari me veshjen, prandaj dhe industria e modës është vendosur aty.
Një shëtitje ne Via Montenapoleone të bën të tregosh me krenari se dhe ti ke marrë pak nga sharmi dhe stili i atyre vitrinave vezulluese ku çdo gjë duket e bukur dhe e thjeshtë dhe çdo kush mund të ndihet protagonist i një pasarele imagjinare për të paktën një herë në jetë.
Të shoh veshur sportiv me gjithë xhinsin e përdorur këtë sezon nga Alviero Martini 1a Classe duke ngritur dorën për një Taxi sapo ke dalë nga hoteli.
Nuk është e thjeshtë të përshkruash një ndjenjë, ajo veç jetohet, por ju nuk ju duhet aspak ta përshkruani, këtë herë ju duhet vetëm ta vishni.
Në një koleksion të pasur me veshje e materiale të pështatshme ju mund të gjeni veten të veshur për shëtitje në piazza Duomo apo gati për një vizitë në Galerinë e artit modern, për të parë një ndeshje ne San Siro ulur për një aperitiv në lagjen e famshme Navigli.
Pa zhurmë por me shpejtesinë e një metropoli.
Nëse mungesa e atij ajiri plot stil ju ka bërë të vuani si një i dashuruar i lënë pasdore, ka gjithmonë disa rrugë për tek dashuria. Këtë herë këto rrugë nuk janë pasarelat e munguara të javës së modës por koleksioni i ri Alviero Martini 1a Classe.
Nëse e gjitha kjo nuk do të dukej kaq e komplikuar do të ishte thjesht një Love Story, por është një “Love Affair”, asnjëherë shumë e thjeshtë, asnjëherë krejtësisht e pamundur.
Me pak fjalë nese nuk je në Milano këtë sezon, për Alviero Martini 1a Classe ti je Milano.