Logot jane një pjesë e rëndësishme e industrisë së luksit dhe po vazhdojnë të evoluojnë. Trendi i viteve 90- të , u rikthye fuqishëm duke mos lënë asnjë pjesë të modës të paprekur.
Alviero Martini 1a Classe pas suksesit të linjes së çantave Monogram të lançuar në vitin 2019, sjell në sezonin Panverë-Verë 2021 linjën unike Nappa Monogram.

Ngjyra verore që i rezistojnë çdo trendi të modës, Nappa Monogram mbart të gjitha veçoritë e një aksesori të sofistikuar.

Një linjë e prodhuar tërësisht nga “lekurë fine-grain cowhide” e cila vlerësohet për cilësinë e saj të lartë.
Punimi tre-dimensional i logos 1C në të gjithë sipërfaqjen e çantave & portofolave, krijon një linjë unike dhe perfekte.
Nappa Monogram vjen në variante të ndryshme të madhësive, proporcionet funksionale të të cilave përshtaten në perfeksion për gjatë gjithë ditës por edhe mbrëmjeve.

Karakterizuar nga një stil kontenporan, logoja 1a Classe e stampuar në ngjyrën gold, percjell një prekje luksoze dhe moderne.

 

Zbulo më shumë