Influenca e muzikës Pop shfaqet në botën e modës në vitet shumëngjyrshe të 80-s, me forcë dhe energji për ta bërë më pas një must në festat e mrekullueshme të viteve ’90, ku ngjyrat e forta fosforeshente bëhen simbol i një kulture të pangatërrueshme, që qëndron dhe sot një burim frymëzimi për modën aktuale.

Dhe kështu ky sezon i bukur ndizet në një ylber me ngjyra pop dhe fosforeshente; e verdhë,e bardhë, portokalli dhe blu, për t’i dhënë një pamje të këndshme dhe alegri garderobës tuaj.

Një koleksion kapsul, tepër i veçantë dhe shumëngjyrësh karakterizuar nga çanta dhe aksesorë color block, me një përbërje të gomuar, marrë nga street look, ku mbizotëron stampa maxi logo Alviero Martini Prima Classe.

Çanta dhe aksesorë për tu mbajtur sëbashku për një efekt dhe impakt origjinal ose për tu mbajtur të veçuara për ti dhënë gjallëri dhe dritë veshjes suaj dhe për të bërë një kthim pas në kohë në vitet e mrekullueshme ’80.