Nëse do të na kërkohej të vizatonim momentet më të rëndësishme të jetës tonë, cilat do të zgjidhnim?
Me siguri “herët e para” paraqesin kujtimet, që më shumë se të tjerat kanë gdhendur një vend të veçantë në zemrat tona. Ndërsa moda e kësaj dekade po përshkruhet nga nostalgjia e
viteve ’90-të, brandi prestigjoz Alviero Martini 1A Classe vendos të sjell një linjë çantash dhe aksesorësh totalisht të re dhe moderne.

Koleksioni i ri Monogram shënon fillimin e një udhëtimi të ri për këtë brand, ku në këtë projekt përvetëson një kuptim meditues, duke i dhënë zë kujtimeve dhe përvojave në të cilat të gjitha femrat mund të njohin veten e tyre. Një koleksion kushtuar gruas moderne dhe të pavarur, e bërë në tre variante të ndryshme ngjyrash që pasqyrojnë dy botë: e para që karakterizohet nga ngjyra të ngrohta si lëkure dhe krem; e dyta përfaqësohet nga tonet e ftohta në të zezë dhe gri.
Koleksioni monogram është sinonim i një dizajni elegant i cili prezanton modelet ikonike të cantave që pasqyrojnë një stil rinor dhe casual, ku mbi punimin e lëkurës qëndron sinteza lineare e logos 1A classe. Aksesorë dhe çanta që bëhen gojëdhëna e një koleksioni të ri, të bëra në tre ngjyra të ndryshme: versioni i parë, në lëkurë, më elegant dhe klasik, i dyti, me nuanca kremi, femërore dhe të freskëta dhe i treti, në tone të zeza dhe gri, më agresive dhe të guximshme. Kjo linjë nga Alviero Martini 1A Classe përmbush nostalgjinë tonë për të kaluarën ndërkohe na jep diçka të re.