Një trend i cili është gjithmonë me ne, i përsëritur sezon pas sezoni, i interpretuar në forma dhe mënyra të ndryshme, është kombinimi i pakohë i të bardhës dhe të zezës. Ky trend mund të kombinohet kudo, duke filluar nga takimet zyrtare deri tek shëtitjet e thjeshta.
Nga veshjet tek aksesorët, kontrasti i fortë i ngjyrave duke ndërthurur shkonjat e mëdha ose modelet e luleve, jep një efekt mjaft atraktiv.

Nëse akoma ndiheni  pak të humbur nga ajo ç‘ka lexuat më sipër , shpresojmë se mund të gjeni frymëzim nga sugjerimet tona më poshtë;

I thjeshtë dhe në të njëjten kohë i sofistikuar, veror dhe me një shpirt paksa gipsy, ky fustan maxi në pambuk të freskët është perfekt për të mirëpritur ditët e ngrohta kombinuar me një pardesy të lehtë.

 

Ose një bluzë  në pambuk të freskët  që karakterizohet nga printi i luleve shumë elegant në të cilën kontrasti paraqitet në mëngë.
Kontrasti bardh e zi bëhet më agresiv në efektin zebra në versionin Maxi Logo,protagonist i  pantallonave dhe bluzave të gjera. Të vishen duke i ndërthurur ato ose duke u kombinuar me pantallona ose një  pulovër .

 

 

Do të jetë e mjaftueshme për të bërë madje edhe veshjen më themelore menjëherë të stilit  klas .

Për të ndjekur trendet ,e thjeshtë luani me aksesorët ,kryesisht me çantat. Dhe Alviero Martini 1A Classe ua thjeshtëson zgjedhjen dhe kombinimin në mënyrë perfekte. Me detaje shumë elegante ndonëse ndonjëherë të padukshme duke i konfirmuar produktit kualitetin e lartë, elegancën dhe vecantinë që karakterizon brandin.

çdo rast  e bardha dhe e zeza do të konfirmohet si çifti më joshës në historinë e modës.