Si të gjesh balancën mes sfidave të profesionit dhe elegancës fëmerore?

Njoh shumë gra dhe vajza që jo vetëm kanë patur një ëndërr në jetë por atë e kanë bëre realitet.
Madje madje shumë prej tyre qëndrojnë në majë të listës në profesionet që kanë zgjedhur të përfaqësojne në jetë.
Sa herë kam folur me to, përveç vështirësive që nuk i kanë stepur të bëjne prapa por i kanë nxitur të ecin përpara më kanë treguar se asnjëherë nuk e kanë nënvlerësuar dukjen e tyre por krahas rritjes profesionale kanë gjetur edhe stilin e përshtatshëm të veshjes dhe mënyren si do të prezantohen në përditshmeri në punë dhe jashtë saj.
Jemi ndalur në profilet e disa prej tyre për të kuptuar personalitetin, profesionin, ndjeshmërinë ndaj stilit dhe për të kuptuar si bashkohen shijet e klasit të parë me jetët e tyre dinamike.
Dr. Obsteter-gjinekologe Eda Bylykbashi
Të jesh doktor veshur në pjesen më të madhe të ditës me përparesen e bardhë, të krijohet përshtypja se me kalimin e kohës interesi për tu veshur e për të krijuar një stil duhet të jetë në fund të listës së prioriteteve.
Në realitet nuk është kështu për Eda Bylykbashin Obsteter-gjinekolog që ka pritur me qindra fëmije të vijnë në jetë në dyert e maternitetit apo që ka mjekuar e kuruar po aq gra, nëna brenda mureve të klinikës së saj private.
Por poshtë përparëses së bardhe apo pas shqetësimeve të pacientëve, tek ajo gjen një grua të veshur bukur e me shumë stil. Asnjeherë e tepërt mbi te gjitha komode, ajo është një nga gratë që ka gjetur veten dhe ka përshtatur me rutinën e saj të ngarkuar stilin e pagabueshem të Alviero Martini 1A Classe duke gjetur në të gjithë gamën e produkteve italane gjithçka i duhet një doktoreshe në punë apo një gruaje dhe nëne në përditshmëri.

 

                                                                                                                                                                Eda Bylykbashi

Fatjola Lubonja
Admnistrata veshjen e ka përshkrim pune si një nga elementet që duhet respektuar përshtatur me rregulloret e institucionit. Të krijosh një stil joshës dhe femëror brenda rregullave strikte të kësaj natyre nuk është aspak e thjeshtë, madje ndonjëherë duket si mission immposible.
Por jo për Fatjolen. Ajo e ka zgjidhur më së miri balancën midis rregullave të Bankës së Shqipërisë dhe respektin mbi sharmin dhe elegancën femërore.
Sapo është bërë doktoreshë shkencash, dhe vitet e gjata në auditorin e Fakultetit Ekonomik të Tiranës si lektore e kanë mësuar herët se qasja sociale me studentët apo edhe me kolegët, e vendos dukjen e jashtme në listë prioritetesh për tu pranuar apo edhe imponuar.
Alviero Martini 1A Classe ka qënë zgjedhja e saj e parë dhe vazhdon të jetë prej vitesh.
Siguri, komoditet, elegancë, sensualitet në zyrën mbushur me shifra apo edhe në pushime e aktivitetet jashtë mureve imponuese të instituiconit më të rëndesishëm finaciar në vend.


Fatjola Lubonja

Ori Nebijaj
Televizioni është impenjativ, aty veshja në përditshmëri pa gabuar asnjëherë është sfidë e madhe. Shpesh imazheve të televizionit ju duhet të gjejnë një partner të besueshëm për tu mbështetur në krijimin e imazhit të tyre televiziv.
Të mendosh që e gjitha kjo duhet të jetë në perfeksion çdo mëngjes në logon më të madhe ne Shqipëri si Top Channel, në rastin e Oriela Nebiajajt. Kjo sfidë është zgjidhur më së miri.
E shkathët, e komunikueshme, gazmore por nga ana tjetër një femër joshëse e sensuale Ori ja ka dalë të përputhë karakterin, kalimin nga studio në skenë e në terren me një stil pothujase perfekt.
Ajo udhëton shumë, jo vetëm për punë por edhe jashtë kamerave Ori duket shumë bukur dhe shumë komode në veshjet e saj sepse ajo është besnike e Alviero Martini 1A Classe në çdo anagazhim te sajin profesional dhe personal.
Në projektin e saj të fundit televiziv “Pushime on Top” e pamë të ngjiste male, të kalonte lumenj, situata sfiduese në terren që e bëjnë Orin të përshtatshme me filozofinë mbi të cilën Alviero Martini 1A Classe ka krijuar linjën e dedikuar për gruan  e aventures  Donnavventura.

Ori Nebijaj

Dhe nuk janë vetëm keto vajza & zonja ato që e personifikojne këtë logo.
Janë shumë e shumë të tjera kliente besnike e vajza me shije qe i kanë dhenë sharm jetës në qytet, apo edhe modelit femëror në Shqipëri duke pështatur të jashtmen e Alviero Martini 1A Classe e të brendshmen e tyre me dashuri dhe personalitet për të krijuar një binom që vështirë të ketë një emër të përveçëm por mund ta quajmë gruaja shqiptare e  klasit te parë.