Tendenca e lëkurës sezon pas sezoni vazhdon të na pushtojë, duke zënë një vend të rëndësishem ne garderoben tone si nje trend i perhershem.
Krijuesit e Alviero Martini 1A CLASSE ne kete sezon te ri Vjeshte-Dimer kane shkuar pertej pantallona e te zakonshme dhe xhaketes perfekte te lekures.
Ata propozojnë një total look lëkure, një kthim elegant në modën e viteve ’90, por sigurisht me tonalitete më moderne dhe detaje elegante.
Mos hezitoni të luani me këtë trend: guxoni të miksoni & kombinoni, me një look të së kaluarës por me një filtër kontemporan.

Me një joshje elegante Brandi këtë sezon ndërthur në shumë aksesorë printin e krokodilit, kombinuar me një kapsulë veshjesh lëkure, të cilat kombinohen në shumë mënyra, madje dhe me xhinse apo veshje me casual.

Palltoja me strukturë e lëkurës mund të transformoj një fustan klasik të zi ose një këmishë të bardhë apo veshjet e zyrës në pamje plot guxim, për të mahnitur.
Një bluzë e tejdukshme, kur shoqërohet me  pantallona të zeza lëkure, menjëherë kthehet në një pamje rrok: njv veshje perfekte për mbremje të vecanta.

Në këtë sezon, eleganca dhe feminiteti janë shprehur përmes materialeve dhe formave. Një femër e pavarur që zgjedh të guxoj!