Sezoni i ri Vjeshtë-Dimër do të jetë një must për këdo, tek Alviero Martini 1A CLASSE.
E gjithë energjia  e krijuesve në shtepinë e modës italiane të Alviero Martini 1a Classe derdhet pa kursim duke marrë frymëzimin nga një udhëtim, nga një motiv dhe duke e përcjellë më shumë klas tek ne, nëpërmjet një koleksioni të tërë, çdo herë e më inovativ.
Këtë Vjeshtë-Dimër krijuesit tanë të koleksionit leather goods, janë frymëzuar nga novela autobiografike “Mobile Party” e Ernest Heminguej. Gjithçka është përshtatur me frymën festive dhe estetiken retro të viteve ’20 në të cilin zhvillohen ngjarjet.
Historia zhvillohet në tre momente keyesore, tre momente në kapërcimin mes stinëve: verës, vjeshtës dhe dimrit.
Vera që shkoi, një mengjes veror në fushat e korrura të grurit gati për festën e të korrurave, ku falenderohet stina e verës dhe qyteti është ende nën atmosferën moskokëçarëse të pushimeve.
Ngjyrat valëviten mes të verdhës së diellit të nxehtë dhe fushave të djegura, blusë së khtjellet të qiellit deri tek lejlaja e rrushit të sapo shtypur për verë.
Festa e hënës, momenti i dytë i referohet festës së ekuinoksit të vjeshtës ku i gëzohemi frutave të para. Festa kalon nga rrugët e qytetit në brendësi te shtëpive duke marrë trajtat e arkitekturës së ndërtesave. Ngjyrat kanë marrë nuancat e stinës, nga gjethet e pemëve, qiellit të erresuar paksa, kafes së tokës së lagur dhe grija e qytetit fillon te jetë më prezente.
Dritat e dimrit, gjëndja e fundit na sjell në stinën e ftohtë. Dëbora ka mbërritur, natyra është në gjumë por gjithë gëzimi është transferuar në qytetet që shkelqejnë nga dritat e ngrohta të festave që janë në prag. E bardha dhe grija shkrihen bashkë mes qiejve të vrënjtur dhe ndertesave, ndriçuar tek-tuk nga ngjyrat e dekorimeve që e mbyllin vitin me magji.
Ky frymëzim kaq i vecantë, ka sjellë në jetë një koleksion çantash si asnjëherë tjetër.
E nisim nga modeli ikonë i koleksionit.
Belle Epoque

E frymëzuar nga periudha e artë e qytetërimit europian, ku çdo gjë në çdo fushë  u revolucionarizua, duke sjellë atmosferën më frymezuese të historisë europiane midis dy luftrave.
Ashtu si gratë e asaj perudhe që me besim në vetvete nisën lëvizjen për të drejtat e tyre për herë të parë në histori edhe kjo çantë mbart me vete mes formës dhe qëndrimit kryelartë, gjithë çfarë duhet të përfaqesojë një grua edhe ditët e sotme.

Joy

Çanta që mishëron gjithë kodet e stilit të koleksionit Vjeshtë-Dimër 2020/2021 të Alviero Martini 1a Classe, në materiale të ndryshme dhe disa kombinime ngjyrash, për të kulmuar me versionin e printit të lëkurës piton, krokodilit dhe anakondës.
Deco smile
Kjo linjë është dizenjuar për tu përballur me sezonin e ftohtë me elegancë dhe stil, vjen e qeshur me ngjyra të plota dhe e inspiruar nga Art Deco apo lëvizja artistike që solli modernizmin e stilit. Modelet janë të freskëta e praktike, minimale me dimensione të vogla.
Pa zhurmë ky model vjen me ty kudo në qytet dhe mban heshtur detajet e logos Alviero Martini 1a Classe, GEO-n e famshme, në brendësi dhe tek zinxhiret.
Art city
Arkitektura moderne ka frymëzuar linjat e drejta të saj duke e bërë të pandashme në qytet, madje madje ajo është vetë qyteti në dorën tuaj.
Modelet janë esenciale dhe praktike, lëkura saffiano i jep shumë dritë dhe thellësi ngjyrave të inspiruara nga stilet retro duke e veshur çantën në mënyrën më perfekte për një përshtypje të padiskutueshme tek çdo sy.
Me Art City ditët e vjeshtës do të duken më energjike dhe me shkëlqim, duke e kthyer atë në aksesorin e duhur për sezonin që presim.

Geo Lucky

Çanta fatsjellëse e koleksionit.
Gjethja trefletëshe e tërfilit që njihet si fatësjellëse në të gjitha kohërat dhe kulturat, e bën këtë çantë ideale për t’ja dhuruar dikujt për ti sjellë fat, apo edhe për t’ja dhuruar vetes, sepse të gjithë e meritojmë në çdo kohë një aksesor të tillë të veçantë që përveçse na shoqëron kudo me stil dhe elegancë, merr me vete edhe shpresën që na duhet për të përballuar një sezon të gjatë e ftohtë.
Pëshkrimi për çantat e Vjeshtë-Dimër ne Alviero Martini 1a Classe nuk mjafton, ju mbetet ti provoni e të jetoni një sezon me frymezimin e krijuesve tanë në doren tuaj, si në një novelë të Ernest Heminguej.