Një koleksion çantash i frymëzuar nga gjendja shpirtërore, “Udhëtim drejt Veriut, pas Yllit Polar”. Inspirim i cili vjen nga dëshira për tu larguar nga përditshmëria urbane, sjell çantat më unike, me elegancë të padiskutueshme.

Polar Star
Linjat përfaqësuese të koleksionit ndjekin udhëtimin e markës, duke filluar nga ikona Polar Star, e cila paraqet veçoritë e reja te Alviero Martini 1A Classe. Frymëzuar nga atmosfera madhështore e sezonit të ftohtë, ku e gjithë linja është 100% lëkurë. Vëmendja ndaj detajeve dhe punimit cilësor përshkruajnë garancinë e prodhimit Made in Italy. Një çantë luksoze dhe elegante, me një prekje të modernizmit të sofistikuar, një objekt dëshire për çdo femër. Frymëzuar nga ngjyrat e dendura të qiellit të dimrit në muzg, Polar Star vjen në disa ngjyra, por padyshim nuk mund të mungonte dhe printimi i pitonit, një interpretim luksoz perfekt për ata që duan të mahnisin.

Geo Rossewood
Nuanca e re e Geo Rosewood, linjat e pastra dhe format elegante e riafirmojnë entuziazmin urbanistik të markës. Elementi i ri Geo RoseWood, vjen i frymëzuar nga tonet e ngrohta të gjetheve të vjeshtës dhe tokës. Ështe një miksim perfekt i lëkurës së zezë e cila përcakton volumin dhe ndërthurjen e ngjyrave kromatike të cilat i japin thellësi çantës. Detaji i logos me shkronjat metalike gold, i japin një prekje mjaft të çmuar.

Moonlight
Kjo linjë çantash është frymëzuar nga lëvizja e dritës nga qielli në dimër. Të krijuara nga një material i ri, që ka një efekt të butë dhe shkëlqyes. Çantat Moonlight janë të pasuruara nga tegela të mbushur, me një model kurriz peshku që i bën të duken shumë femërore. Për shkak të volumit të tyre janë të përshtatshme për tu përdorur në shumë raste dhe bashkë me format e thjeshta e moderne, të kombinuara me logon në ngjyrë ari të hapur, e cila i shton çantave shumë personalitet.

 

Fantasy Geo
Modele me një tërheqje klasike dhe elegante, të karakterizuara nga konstruksioni në lëkurë ekzotike me printime të lëkurës së pitonit. Dorezat dhe detajet e mbivendosura, sëbashku me
lëkurën e butë dhe logon përputhen në perfeksion. Ekziston një gamë e gjerë modelesh, nga çanta me tre xhepa deri tek çantat shopping, përfshirë çantën e shpinës dhe çantë krahu.

 

Aurora
Udhëtimi i Alviero Martini 1A Classe mund të përfundojë vetëm me Aurora Bag, një çantë e frymëzuar nga dritat Aurora. Një aksesor praktik dhe i sofistikuar. Organizimi i të cilës ofron funksionalitet maksimal brenda një hapësire të vogël. Autentike, e bërë me mjeshtëri në Itali, sa e çmuar aq edhe unike. Ky model do t’ju bëj të dukeni trendi nga mëngjesi në darkë.