Me hartën e saj ikonike GEO, Alviero Martini 1a classe ka shënjuar një destinacion të ri; Marokun.
Një udhëtim që zhvillohet midis tokave të tij më evokuese dhe joshëse. Kujtimi i viteve ’30, në të cilën Marrakesh priti Marlene Dietrich për xhirimin e filmit të saj Marok, i bashkohet modernitetit të Casablanca, e cila jashtë mureve të Medinës së lashtë është dhe sot një qytet biznesi. Në traditën që plotëson modernizmin, gjallërinë e printimeve dhe ngjyrave, të përziera me monokromin e disa ndërtesave të vjetra të bardha, Alviero Martini 1A Classe ka gjetur frymëzimin e treguar në koleksionin e tij për sezonin Pranverë-Verë 2020.

Një udhëtim, itinerari Marok. Një vend i veçantë për ngjyrat, aromat, tingujt, traditat dhe zakonet e tij, me një estetikë origjinale dhe influencuese.
Koleksioni është i ndarë në tre momente, tre faza të ndryshme që pasqyrohen në paletën e ngjyrave.

Pika fillestare e kësaj aventure të re është Casablanca, e karakterizuar nga ndërtesa të mëdha të bardha. Një qytet i perëndimit, i cili mishëron një frymë tradicionale, në kërkim të diçkaje autentike dhe origjinale.

Udhëtimi vazhdon në shkretëtirë me dunat e tij induluese, nga të cilat jane frymezuar hijet e ngrohta, si Geo Safari deri në Le Jardin Majourelle, një oaz i bukurisë dhe mirëqenies që ndodhet në mes te shkretëtirës.

Udhëtimi përfundon në kaosin e tregjeve të Marrakech, qyteti i lashtë perandorak i karakterizuar nga ndërtesa ranore, vëllime madhështore të arkitekturës antik.
Këtu një shpërthim ngjyrash dhe aromash mirëpret dhe frymëzon femren Alviero Martini 1A Classe.