Alviero Martini 1a Classe, firma simbol “Made in Italy”, njihet në të gjithë botën si 1a Classe për veshjet dhe aksesorët që karakterizohen nga motivi i hartës. Një imazh që ngulitet menjëherë në mendjen e njerëzve, edhe nëse u ka ndodhur ta shohin vetem një herë.

Gjatë këtyre viteve të suksesshme, përkushtimi për të vendosur standart në industrinë e modës, ka bërë që femrat dhe meshkujt që adhurojnë klasin dhe elegancën, të zgjedhin të jenë pjesë e botës magjike Alviero Martini 1a Classe.

Frymëzimi është marrë nga koha e zbulimeve të mëdha gjeografike. Imazhi i hartës është një evokim për udhëtimet e shkuara, por arrin të komunikoj drejtpërdrejt me zemrat e udhëtarëve të etur modern, duke kaluar përmes emocioneve të kujtimeve, duke evokuar ëndrrat e botës mitike e romantike dhe sfidat e aventurave të reja. Udhëtarët e botës së sotme janë të lidhur ngushtë me etnicitetin e saj, tonet e ngrohta, mbishkrimet antike, si dhe simbolet e ikonat autentike që përdoren në vetë hartat si: anijet e vjetra dhe çka është më e rëndësishmja, materialin që krijojnë impresionin e letrës së ngrënë e të endur të pegamenës së hartës.
Punimi i hartës së lashtë gjeografike realizohet përmes një proçesi unik dhe të paimitueshëm.

Filozofia kryesore e brandit e cila ndjek dhe inspirimet për cdo sezon janë “Udhëtimet Urbane”, ku pas çdo realizimi qëndron një histori.
Çdo produkt është kombinimi i përsosur i origjinalitetit, zejtarisë së shkëlqyeshme dhe prodhimit cilësor.

Koleksionet e Alviero Martini 1a Classe bëhen, cdo ditë, një emblem e një stili të perjetshëm me një bukuri të jashtëzakonshme.

 

Koleksioni i ri Monogram shënon dhe udhëtimin më të ri për markën, një udhëtim i cili do të na shoqëroj tashmë për vite me radhë…