Nëse dilema juaj është se çfarë duhet ti shtoni garderobës suaj këtë sezon, ne ju rekomandojmë të eksploroni me veshjet e sipërme, si palltot.
Po jo me çdo stil palltoje, ne sugjerojmë posaçërisht tendencat e guximshme dhe shumëngjyrëshe.
Zgjidhni nuanca tërheqëse në një spektër ngjyrash të gëzuara që vërtetë do të forcojnë një outfit dimëror dhe do të shkëlqejnë çdo ditë të zymtë.

Do apo nuk do ti, ngjyramustard është këtu për të qëndruar dhe nuk ka mënyrë më të mirë për ta veshur këtë trend, se në një pallto.

Ky sezon nuk është perfekti për te ngjyrat e forta. Moti dhe drita nuk janë të këndshme, kështu që ne tërhiqemi drejt diçkaje me ngrohtësi, por në të njëjtën kohe, duam të shprehim gëzim. Për fat të mirë dhe nëse ndonjë prej jush ndihet disi i përhumbur, e verdha mustarde po trendon këtë sezon dhe ka mundësi të pafundme kombinimi.

Por nëse temperaturat e ulta na sfidojnë dhe njëkohësisht nuk mund të hiqni dorë nga eleganca, zgjidhni një xhup me ngjyra neutrale që e bëjnë perfekte këto ditë për të qëndruar në stilin tuaj. I butë, i ngrohtë dhe femëror, ky xhup pushton me pamjen e tij. Vija e belit përqafon figurën duke dhënë një formë harmonike dhe delikate. Veçantia e pëlhurës e bën këtë veshje elegante dhe të përsosur për të përballuar ditët e ftohta të dimrit.

 

Alviero Martini 1A Classe ofron  veshjet më të sofistikuara. Një must have për këtë sezon është xhupi i gjatë oversize i cili do nxjerr në pah guximin tuaj.  Ngjyrat neutrale do t’ju mbërthejnë në kornizat e thjeshtësisë dhe prakticitetit.