Për Alviero Martini 1a Classe udhëtimi vazhdon. Fillimet e sezoneve na frymëzojnë për shumë gjëra.

Duam të dukemi bukur të ndjehemi mirë, të  vazhdojmë projektet aty ku i lamë, e padyshim të nisim të reja me shpresën për sukses.
Të lodhur nga vapa përvëluese, me kujtimet e pushimeve të arkivuara në memorie dhe të etur për tu zhytur sërish, këtë herë në butësinë e një pulovre të ngrohtë dhe në detin e ngjyrave të vjeshtës që do të mbulojë përditshmerinë tonë.
Alviero Martini 1A Classe do të jetë mbështetësi ynë në të gjitha planet që kemi për sezonin e ri. Koleksioni Vjeshtë-Dimër 2020-2021 është gati për të veshur çdo plan që keni për këtë sezon të ri e sfidues.
Kurioziteti është i madh .
Si e kanë projektuar imazhin tonë skuadra kreative e Alviero Martini 1A Classe këtë sezon?

Së pari ngjyrat.

Paletat e ngjyrave të koleksionit karakterizohen nga varietete tonesh natyrale duke filluar nga e bardha, vanilja dhe shampanja për një look krejtësisht të bardhë të rafinuar dhe joshës.
Ngjyrat natyrale ndërkohë vendosin theksin tek nuancat e kamelit dhe jeshilja e ullirit metalike, duke na projektuar menjëherë në atmosferën intime të dimrit me dëshirën e parezistueshme e të qënit i përkëdhelur nga ngrohtësia dhe butësia e materialeve.
Nuk mungojnë ngjyra e konjakut dhe lëkurës të cilat edhe këtë sezon do të jenë pika më kulmore e tonalitetit që do të veshim. Koleksioni këtë herë pështatet plotësisht me jetën urbane duke u njehësuar me grinë e asfaltit, ndertesat e larta të kryeqyteteve. Një seri veshjesh xhinsi marrin parasysh plotësisht domosdoshmërinë për prakticitet në qytetin e zhurmshëm e jetën e shpejtë.
Për fanatiket e linjave klasike të Alviero Martini 1A Classe nuk do të mungojë kombinimi i padiskutueshem i të zezës me kamelin.

Udhëtimi vazhdon edhe këtë sezon.

Xhaketat
Në zyrë dhe pas orarit zyrtar, për një drekë të papritur pune apo edhe thjesht dhe vetëm për komoditetin, xhaketat dhe pantallonat janë pjesë e rëndësishme e koleksionit Vjeshtë- Dimër.
Madje në emër të komoditetit dhe stilit brandi ka bërë një rishikim të xhaketave këtë sezon duke lehtësuar  format e tyre, për tu veshur lirshëm në një stil mashkullor me pantallona me palë të mëdha, por edhe me fundet me gjatësi mesatare.

Palltot
janë të ndryshme të dizenjuara për tu përshtatur dhe për të kënaqur siluetën e çdo gruaje, pas trupit dhe më të lirshme, të gjata e mbi gju, me ndërthurje lëkure në disa modele.

Lëkura 
gjithashtu do te mbeten një  must, të disponueshme në material të butë dhe disa variante me printe krokodili .

Brandi këtë sezon e vesh një grua 360 gradë, per kete arsye koleksioni i pantallonave me pese xhepa eshte i pashmangshem.
Kjo më sipër është bota e detajeve të koleksionit të ri Vjeshtë-Dimër të Alviero Martini 1A Classe, dhe është e qartë se pas një shpjegimi të tillë  kuptohet lehtësisht pse gruaja këtë sezon do të jetë unike, elegante dhe gati për të shkëlqyer në këtë sezon të ri.

Çfarë çante mban në dorë?
Këtë do ta zbuloni në shkrimin e radhës.