28 shtatori ishte shumë afër. Ditë shumë e rëndësishme. Dita e parë e programit të një sezoni të gjatë televiziv.

Kush punon në Tv e di që ekziston një bibël e pa shkruar por më shumë si një gojëdhënë e eksperiencave që thotë së programi i parë i vitit është më i rëndësishëm se çdo program tjetër në vazhdim. Është përshtypja e parë, shija e parë që i lë publikut e kjo shije duhet të jetë e fortë, e sofistikuar, që çfarëdo të ndodhë në vijim të mbetet gjatë në mendjen e njerëzve, ajo e para. Ndaj çfarë zgjedh në fillim do shumë shumë kujdes!

Të ftuarit okay, u zgjidhën, ata që donim e kanë pranuar ftesën. Po veshja ?
Kjo që sot duket gjëja më e thjeshtë është mbase pika më e vëshirë. E vështirë sepse sot çdo gjë në vitrina mund të të duket e bukur, e kohës në model, në ngjyrë, në material, por nuk ndodh kështu gjithmonë.

Unë e kisha të qartë: do të vishja diçka pa zhurmë por të sofistikuar e me stil, ngjyrë pa zë të lartë, material të mirë e komod dhe hajde gjeji të gjitha bashkë në një veshje, në një markë.
Por isha me fat, me fat që s’më duhej të lodhesha shumë duke shëtitur nëpër dyqane e vitrina, të provoja e të ç’provoja, të gjeja këndin e duhur të fotos për të kuptuar a ishte veshja e duhur.

Unë bëra vetëm një lëvizjë të shkurtër, të thjeshtë. Vetëm gjeta parkim për makinën përballë Alviero Martini 1A Classe dhe në një kalim të koleksionit preka një fustan. Vetëm një, sepse ndryshe nga markat e tjera gjërat në dyqanet e Alviero Martini 1A Classe thjeshtohen shumë. Nuk ke dilema, paqartësi. Goditja është e menjëhershme!

 

Ngjyrë qumështi, detaj lëkure në mes, e çarë në anë që edhe tregon edhe nuk tregon asgjë më shumë se ç’duhet. Gjatësia perfekte, pak poshtë gjurit. Mëngë të gjata si të ishin lëkura e trupit tënd, jakë pas qafës dhe Voilà: fustani perfekt ishte aty, në pasqyrë i projektuar.

 

Sezoni televiziv është pothuaj në mes të tij, kam zgjedhur të vesh herë pas here edhe veshje të tjera po asnjëra si natën e parë.

E para pra, është shumë e rëndësishme, qoftë programi, takimi, mbledhja, udhëtimi, vizita apo nuk e di edhe një ditë krejt e zakonshme mund të konsiderohet si e para apo si e fundit. Deri në programin e fundit të sezonit unë do vishem me moton “Si të ishtë dita e fundit!”. Ndaj kur kërkoj stilin dhe klasin nuk e humbas asnjëhërë rrugën sepse Alviero Martini 1A Classe ka zgjedhur të këtë si simbol një hartë të qartë të botës si ato të Amerikgo Vespuççi-t që zbuloi gjysmën e botës.

Unë gjeta thjesht botën time në stilin e tij.

Nga Jonida SHEHU