Orë të tëra me dilemën çfarë të marr me vete në valixhen e pushimeve dhe përseri nuk vendosni dot?
E dimë e dimë, të gjithë e kemi vuajtur madje e vuajmë akoma sa herë duhet të nisemi për diku.
Megjithë ditët e veshtira që kaluam muajt e fundit prapë se prapë shumica prej nesh do ti bejnë disa ditë pushime në plazh, në mos shumë larg në bregdetin e mrekullueshem të vendit tonë .
Data është afër , duhet të bëjmë gati valixhen.
Konsulentët tanë sugjerojnë:
1.Rrobat e banjos
Sa më shumë të kesh aq më mirë. Vetëm mos harro një palë të reja nëse nuk i ke blerë akoma për këtë vit .
2.Veshjet e plazhit sipër rrobave të banjës
Jo më pak se dy, jo më shumë se katër dhe modelet e këtij sezoni kombinohen me gjithçka.
3.Më shumë të sipërme, më pak të poshtme
Kjo do të thotë që; për çdo fund apo pantallona , 2 palë bluza kanatiere ose këmisha në mënyrë që të keni më shumë kombinime dhe dukje të ndryshme me më pak artikuj.
4.Fustanet
3 ose 4 mjaftojnë. Dy të gjatë e dy të shkurtër.
5.Sportivet
Ka gjithmonë nevojë të domosdoshme për rehati me pushime, kështu që mos harroni modelet e veshjeve sportive. Pantallona të shkurtra dhe bluzë, apo edhe fustan sportiv të cilat duhet të jenë në valixhe patjetër.
6.Për netët e freskëta
Një triko është gjithmonë një domosdoshmëri edhe kur priten temeperatura të nxehta. Në avio, në aeroport apo ndonjë ditë e befasishme me shi në palzh janë situata që duhet t’i kesh parasysh patjetër përpara se të nisesh.
Ne sugjerojmë:
7.Sandalet por edhe shapkat
Kanë një gjë të mirë pushimet e veres dhe trendet e viteve të fundit .
Nuk të imponojnë të veshësh taka të larta , kështuqë me disa modele që nuk zënë shumë vend në valixhe mund të zgjidhesh veshjen edhe për paradite në pishinë por edhe për pasditen e nje kokteili.
Ja ku janë :
8.Çanta
Mund të kesh një numër të madh çantash në garderobë por të duket se asnjera si ploteson dot të gjitha qëllimet. Keshilla jonë është një çantë e vogël me ngjyrë neutrale e koleksionit të fundit dhe një tjetër e lehtë prej cope për sendet e plazhit. As njëra as tjetra nuk do të zënë vend në valixhen tënde.
Çanta e shpinës ndërkohë bashkë me valixhen do të jetë bashkëudhëtarja më e domosdoshme në udhëtimin drejt destinacionit tuaj. Kapelja po ashtu nuk sugjerojmë të futet në valixhe. Duke e mbajtur të veshur në udhëtim do të dukeni me stil dhe kapelja do të shpëtojë nga ndonjë dëmtim i mundshëm.
Nëse nxiton mund të gjesh cdo sugjerim të mësipërm me ulje, dhe ky është rasti që nuk duhet humbur.
Gjithçka u zgjidh tani gati për valixhen.
Kalofshi bukur, tani presim fotot nga plazhi !