Per te qene te sinqerte qellimi i vetem i aplikimit te fondatines eshte qe ta beni fytyren tuaj te duket sa me natyrale. Ne menyre qe ne rezultatin final njerezit te thone ‘O zot, lekura jote duket e mahnitshme!’ por jo ‘Fondatina jote duket super!’  

Avantazhet dhe disavantazhet e sfungjerit, furces dhe gishterinjve per te aplikuar fondatinen.

Patjeter gjetja e fondatines se duhur eshte nje betejë me vete, por pasi ta keni gjetur ate duhet te sigurohesh qe te homogjenizohet ne lekuren tende sikur te ishte nje lekure e dyte.

E ndersa mund te jeni duke hequr dore nga perdorimi i fondatines vetem qe te mos dukeni te ekzagjeruara apo per te mos theksuar linjat e mimikes, lajmi i mire eshte qe e gjithe kjo do te jete nje kujtim i larget.

Sekreti per te patur nje lekure te persosur ne cdo moshe dhe krijimin e nje baze perfekte ekziston: nje teknike e vogel dhe mjetet e duhura te bukurise jane mjaftueshem per te marre nje aplikim perfekt.

Si aplikohet fondatina?

Ka nga ata qe preferojne te aplikojne fondatinen me gishta, sfungjere ose furca.

Por mendoj qe cdo mjet bukurie krijon nje efekt te ndryshem ne varesi te produktit qe perdorim.

Teknika baze konsiston ne perhapjen e fondatines ne sasi te vogla duke filluar nga qendra e fytyres; pastaj nga hunda, balli, faqet, mjekra, anet e hundes, per te vazhduar drejt vijes se flokeve, duke perhapur produktin deri ne nofull. Eshte e rendesishme te mbani mend qe fondatina duhet aplikuar nga lart poshte per te parandaluar nxjerrjen ne pah te pushit te fytyres. (Jo gjithmone koha dhe mundesia eshte ne favorin tone per ta pastruar fytyren nga pushi.)

Aplikimi i fondatines me gishta.

Aplikimi me gishterinj eshte perfekt kur doni te beni nje aplikim jo ne te gjithe fytyren por vetem ne disa pika te deshiruara kur perdoret fondatine likuide.

Pavaresisht kesaj te mire, duhet theksuar fakti qe & nese perdorni gishtin e unazes mundesia per te ndihmuar rrudhat te shfaqen apo theksohen, eshte e larte. Nga ana tjeter, per shkak te ferkimt mund te ngrohin pigmentin. Duke ndryshuar ngjyren, qendrueshmerine dhe homogjenitetin.

Keshtu, beni kujdes qe te mos masazhoni shume, ose me mire eleminojeni si teknike, pavaresisht kohes se limituar qe mund te keni.

Aplikimi i fondatines me furce.

Aplikimi me furce eshte ideali per te marre nje efekt homogjen dhe mbulues, kjo fale fijeve qe jane ne gjendje te perziejne produktin pa e shtresezuar ate.

Per me teper, furca eshte me rezistente se sfungjeri, vecanerisht nese eshte me cilesi te larte, sic jane furcat e Free Age by 1a Classe, te cilat krijojne nje aplikim perfekt. Jane testuar per te mos krijuar alergji dhe mbi te gjitha nuk thithin me teper produkt sec i duhet lekures.

Ana e keqe e furcave eshte se per disa nga ne koniderohet si mjet professional dhe per kete arsye kerkojne pak shkathtesi, vecanerisht per te shmangur vijat qe mund te krijoj nje aplikim i shkujdesur dhe i nxituar.

Per te kapercyer kete problem, rekomandoj qe pas aplikimit me furce te ndihmoni perhapjen me nje sfungjer te lagur, vecanerisht ne zonen e syve dhe ne anet e hundes, ne menyre qe te keni nje grim natyral dhe uniform.

Aplikimi i fondatines me sfungjer.

Aplikimi me sfungjer eshte me i lehte por gjithmone do pesosh nje humbje te madhe te produktit. Ne fakt, besoj se perdorimi i sfungjerit duhet te jete dytesor ne aplikimin e fondatines, per te bere rregullime te vogla ose per te eleminuar produktin e tepert.

Po ju si e aplikoni fondatinen tuaj?

FREE AGE BY 1A CLASSE